FOTO/ Kryebashkiaku Llatja në çdo shkollë e kopsht, Elbasani gati për vitin e ri shkollor

FOTO/ Kryebashkiaku Llatja në çdo shkollë e kopsht, Elbasani gati për vitin e ri shkollor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026-2027, Bashkia Elbasan ka intensifikuar përgatitjet për të garantuar një fillim sa më të mbarë, të sigurt dhe cilësor për të gjithë nxënësit. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar takime në shkolla dhe kopshte të qytetit dhe njësive administrative, duke u njohur nga afër me masat e marra dhe nevojat e fundit përpara nisjes së procesit mësimor. Në takime kanë qenë të pranishëm drejtues shkollash, mësues, prindër, oficerë sigurie dhe aktorë të tjerë të përfshirë në mbarëvajtjen e institucioneve arsimore. Në fokus të diskutimeve kanë qenë siguria e fëmijëve, pastërtia dhe mirëmbajtja e ambienteve, gjendja e rrugëve dhe sinjalistika pranë shkollave, si dhe masat për parandalimin e bullizmit dhe çdo forme dhune. Një vëmendje...