FOTO – IKMT bllokon dy automjete në Malësi të Madhe, transportonin material drusor të paligjshëm…
IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të materialit drusor në rrugët automobilistike të Qarkut Shkodër.Gjatë patrullimeve të punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë u konstatua një mjet tip “IFA” i cili po transportonte material drusor të llojit Ah e pashoqëruar me dokumentacion tekniko-ligjor që verteton origjinen e mallit.Gjithashtu, në aksin rrugor “Koplik-Reç-Dedaj”, në vendin e quajtur Fshati Reç, u konstatua një mjet tjetër tip furgon i ngarkuar me lëndë drusore pa dokumencation.IKMT kreu veprimet ligjore për të dy rastet bashke me bllokimin e mjeteve dhe sasisë së lëndës drusore e cila u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com