FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora
Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan në total me 81 vite burgim, kanë reaguar edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora. Dua Lipa ka publikuar dy postime në InstaStory. Në njërin prej tyre shfaqet emblema e UÇK-së, e shoqëruar me mesazhin “Liria ka emër”. Në postimin tjetër, këngëtarja ka shpërndarë një grafik me të dhëna për pasojat e luftës në Kosovë, ku përmenden viktimat civile, fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara dhe shqiptarët e dëbuar nga shtëpitë e tyre. Edhe Rita Ora ka reaguar në Instagram. Ajo ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet emblema e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin: “Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”.
Burimi:
javanews.al