FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fotografi të ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj tyre në Hagë, në disa prej qyteteve janë vendosur edhe orë që numërojnë kohën e mbetur deri në momentin e vendimit. “Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruhet në një prej billbordeve të vendosura në qendër të Prishtinës, ku kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit. Katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit. Vendimi konsiderohet një prej më të rëndësishmëve të Gjykatës Speciale në Hagë, e...