Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

Pas vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian, Gogu thotë se Shqipëria do të përafrojë ligjet kundër korrupsionit me standardet e BE-së dhe propozon tri përparësi për rajonin. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i pranishëm në sesionin “Dimensioni gjyqësor i luftës kundër korrupsionit” gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që mbahet në Budva të Malit të Zi më 5–6 nëntor. Forumi organizohet çdo vit dhe këtë herë u drejtua nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së, me pjesëmarrjen e Komisionit Evropian. Ministri kujtoi se këtë javë Komisioni Evropian konstatoi përparim të mirë të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Sipas Komisionit, SPAK vijon të tregojë pavarësi dhe të japë rezultate ndaj korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, Gogu tha se mbetet ende punë...