Formalizim në letër, 5.6 miliardë euro cash në dorë/ Ku po qarkullon paraja?
Shqipëria flet prej vitesh për formalizim, pagesa elektronike dhe luftë kundër ekonomisë informale. Por të dhënat e fundit tregojnë një realitet që shkon në drejtimin e kundërt. Në muajin korrik, paraja jashtë sistemit bankar arriti në rreth 522.5 miliardë lekë, ose afërsisht 5.6 miliardë euro, duke shënuar një nivel rekord. Pra, ndërsa ekonomia duhet të bëhet më e gjurmueshme, një sasi gjithnjë e më e madhe parash vazhdon të qarkullojë cash. Vetë Banka e Shqipërisë ka pranuar se përdorimi i parasë fizike mbetet një fenomen dominues në ekonominë shqiptare dhe se kjo sjell kosto të larta për ekonominë. Problemi nuk është se çdo lek jashtë bankave është i paligjshëm. Por një ekonomi me miliarda euro cash krijon më shumë hapësirë për transaksione të vështira për...
Burimi:
ntv.al