Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në lagjen 3 në Durrës. Gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raporton se pas kontrollit të kryer nga specialistët xhenierë, është konstatuar se nuk ka rrezik për shpërthim dhe se celulari i gjetur nuk përmban asnjë element shpërthyes. Objekti i dyshimtë u gjet paraditen e kësaj të premteje në lagjen nr. 3 të Durrësit vuri në lëvizje Policinë dhe forcat xheniere. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 09:00 u konstatua në rrugë një telefon celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur verifikimet. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të...