“Forbes”: Me një pasuri prej 1,4 miliardë dollarësh, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë
Legjenda e muzikës britanike, Paul McCartney, ka arritur statusin e miliarderit, duke u renditur si muzikanti i tretë më i pasur në botë, sipas “Forbes”. Pasuria e tij vlerësohet në 1,4 miliardë dollarë, duke u vendosur pas këngëtares Taylor Swift, me 2 miliardë dollarë, dhe reperit Jay-Z, me 2,8 miliardë dollarë. Sipas revistës “Forbes”, pjesa më e madhe e pasurisë së McCartney-t vjen nga kompania e tij, “MLP Communications”, të cilën e themeloi në vitin 1969. Kompania administron katalogun e tij muzikor, si dhe të drejtat e autorit të artistëve të tjerë. Gjithashtu, një kontribut të rëndësishëm në pasurinë e tij, kanë dhënë edhe blerja e katalogëve muzikorë të artistëve të tjerë, si ai i Buddy Holly-t, si dhe të drejtat e partiturave të muzikalëve...
Burimi:
kultplus.com