Fondet IPARD III të bllokuara, KE kërkon masa korrigjuese dhe forcimin e sistemeve të kontrollit
Fondet IPARD III të bllokuara, KE kërkon masa korrigjuese dhe forcimin e sistemeve të kontrollit Fondet europiane për zhvillimin e bujqësisë shqiptare në kuadër të programit IPARD III vazhdojnë të mos jenë të aksesueshme, ndërsa Shqipëria ende nuk ka marrë miratimin e Komisionit Europian për administrimin dhe shpërndarjen e tyre. Raporti i Progresit për vitin 2026 konfirmon se programi nuk ka nisur ende, pavarësisht kërkesave të paraqitura nga autoritetet shqiptare gjatë muajve prill dhe qershor të këtij viti. Në raportin e publikuar sot, Komisioni Europian evidenton se programi IPARD III, për të cilin dokumenti përcakton një kontribut prej 94 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, vazhdon të jetë në pritje të përfundimit të procesit të delegimit të përgjegjësive për zbatimin e buxhetit. “Programi i zhvillimit rural...
Burimi:
sot.com.al