Fondacioni Akili publikon agjendën e aktiviteteve për Tetorin e Disleksisë

Fondacioni Akili publikon agjendën e aktiviteteve për Tetorin e Disleksisë

Fondacioni Akili ka bërë publike agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë muajit tetor, në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave me disleksi në Kosovë. Aktivitetet nisin më 7 tetor, në Prishtinë, me panelin e diskutimit “Arti si gjuhë universale – Perspektiva mbi disleksinë”, që do të mbahet nga ora 17:00 deri në 20:00, në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”. Më 8 tetor, në orën 20:00, te “D’Jeffy Them”, do të organizohet një mbrëmje muzikore në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Disleksisë, me performancë nga Babuka Blues Band. Ndërkohë, më 9 tetor, në orën 19:00, në Galerinë e Arteve në Pejë, do të hapet ekspozita personale e artistit Akil Dashevcit, me titull “Përtej Shkronjave – Arti si gjuhë e...