Flying Tiger Copenhagen, flet Silvio Qyqja, Drejtor i Pergjithshem per rajonin e Ballkanit Perendimor

Flying Tiger Copenhagen, flet Silvio Qyqja, Drejtor i Pergjithshem per rajonin e Ballkanit Perendimor

Interviste me z. Silvio Qyqja, Drejtor i Pergjithshem për rajonin e Ballkanit Perendimor. Flying Tiger Copenhagen hyri në tregun shqiptar në tetor 2025, si pjesë e strategjisë së zgjerimit të kompanisë. Cilët ishin faktorët kryesorë që e bënë Shqipërinë dhe rajonin tërheqës për investim dhe si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit deri më tani? Shqipëria dhe tregjet e rajonit përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm zhvillimi, të mbështetur nga një konsumator relativisht i ri, i hapur ndaj markave ndërkombëtare dhe gjithnjë e më i orientuar drejt produkteve që kombinojnë cilësinë, dizajnin dhe çmimin e arsyeshëm. Në këtë kontekst, besuam se koncepti i Flying Tiger Copenhagen kishte një përshtatje të natyrshme me tregun. Ne sjellim një gamë shumë të gjerë produktesh, të ndërtuar mbi dizajnin danez, funksionalitetin...