Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat
Fundi i muajit korrik dhe gushti kanë shënuar rritje të numrit të pacientëve që i drejtohen Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në repartin e Urgjencës regjistrohen rreth 120 vizita në 24 orë. Fluksi i pacientëve lidhet edhe me numrin e lartë të vizitorëve që ndodhen në Vlorë gjatë kësaj periudhe. Kjo reflektohet edhe në statistikat e Urgjencës, ku mes pacientëve të paraqitur nuk mungojnë të huajt dhe turistët që kanë zgjedhur qytetin bregdetar për pushime. Temperaturat e larta të kësaj vere, të shoqëruara edhe me virozat e stinës, kanë sjellë një rritje të numrit të vizitave edhe në Urgjencën Pediatrike të Spitalit të Durrësit. Çdo 24 orë, në këtë shërbim paraqiten rreth 150 deri në 160 fëmijë, ndërsa më pak se 10 për...
Burimi:
javanews.al