Flick, pas fitores tenistike 7-2: Ky lloj mentalitet është çelësi i suksesit, kemi ende vend për përmirësim

Flick, pas fitores tenistike 7-2: Ky lloj mentalitet është çelësi i suksesit, kemi ende vend për përmirësim

Flick është shumë i kënaqur me paraqitjen e Barcelonës, por pavarësisht rezultateve të shkëlqyera, kërkon përmirësim të vazhdueshëm: “Mendoj se luajtëm mirë dhe rezultatet janë shumë të mira. Më pëlqen mënyra si po luajmë, është bukur të na shohësh. Djemtë janë shumë të guximshëm dhe po bëjnë shumë mirë. Dua të jemi të përqendruar në çdo situatë. Është si një bisedë e mirë: kur njëri dëgjon, gjithçka rrjedh natyrshëm. Ndonjëherë e ulim pak përqendrimin; kjo është ajo që duhet të përmirësojmë”. Edhe Raphinha, autor i “hat-trick”, pranoi se gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar. Flick e vlerëson këtë qasje: “Këto janë gjërat që më pëlqejnë, ky qëndrim. Gjithmonë mund të përmirësohemi; është si jeta. Gjithmonë duhet të bëhesh më mirë”. Për Joan Garcia, trajneri kërkoi...