Flick: E kemi cilësinë për ta fituar Champions League, por rruga është e gjatë

Flick: E kemi cilësinë për ta fituar Champions League, por rruga është e gjatë

8 Shtator 2026 15:18 Alfred Lleshi Hansi Flick pranoi se fitimi i Champions League është objektivi i madh i sezonit dhe se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për ta arritur. Për Champions League – “Mendoj se në fund të gjithë klubet e mëdha ëndërrojnë ta fitojnë. E kemi cilësinë për ta fituar, por duhet ta dëshmojmë dhe rruga është e gjatë”. Për objektivat – “Shumë lojtarë kanë eksperiencë dhe të gjithë kanë përgjegjësinë për të fituar gjithçka. Jo gjithçka është e lehtë pas katër trofeve. Disa nuk janë të kënaqur sepse nuk luajnë, por çdo ditë duhet të tregojnë se e meritojnë momentin. Niveli ynë është ai i stërvitjes”. Për Lamine Yamal – “Është një lojtar që mund t’i vendosë ndeshjet i vetëm, ka cilësi...