“Flesh Impact”, një tjetër Marilyn Monroe në ekranin e Maggie Gyllenhaal
Çfarë do të kishte ndodhur me Marilyn Monroe nëse do të kishte jetuar deri në 100 vjeç? Nga kjo pyetje nis “Flesh Impact”, filmi i shkurtër i Maggie Gyllenhaal, i cili u shfaq dje në “Tirana International Film Festival” (TIFF), duke e rikthyer ikonën e kinemasë amerikane jo përmes imazhit të saj të njohur, por përmes një gruaje të plakur, të pambrojtur dhe ende të lidhur me skenën. Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Venecias, u prezantua në TIFF në ditën e katërt të festivalit. Në Venecia, “Flesh Impact” u përfshi në programin “Out of Competition”. Me një kohëzgjatje rreth 17 minutash, filmi imagjinon Marilyn Monroe në një tjetër vijimësi të jetës së saj: jo si ikona që u shua në moshën...
Burimi:
kultplus.com