“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, shqiptari Marash Dukaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku shqiptarë të diasporës janë ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas raportimeve të djeshme, një pjesëtar i diasporës shqiptare ka pretenduar se policia malazeze u kërkoi të hiqnin simbolet/flamujt shqiptarë nga automjeti gjatë kalimit në kufi. Në reagimin e tij ministri Dukaj është kundër trajtimit të flamurit shqiptar si problem apo kërcënim në Malin e  Zi, teksa thekson se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe se flamuri shqiptar është simbol identiteti kombëtar. “Flamuri shqiptar nuk është kërcënim – ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë Mali i Zi,...