Flamuri amerikan ngrihet në rezidencë, Wendt merr detyrën si ambasador
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar nisjen zyrtare të detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Jonathan Wendt. Sipas njoftimit të ambasadës, Garda e Sigurisë së Marinës Amerikane ka ngritur flamurin e Shteteve të Bashkuara mbi rezidencën zyrtare, duke shënuar fillimin e mandatit të Wendt në Shqipëri. “Një kapitull i ri fillon në Shqipëri!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Amerikane. Në deklaratë theksohet gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit dhe aleancës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasada i referohet një deklarate të Presidentit Donald Trump mbi forcimin e aleancave përmes bashkëpunimit, ndarjes së përgjegjësive dhe angazhimit për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Nisja e mandatit të Jonathan Wendt vjen në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes...
Burimi:
ntv.al