Flamujt shqiptarë sjellin përplasje në Mal të Zi, reagon ministri Dukaj: Nuk është kërcënim…

Flamujt shqiptarë sjellin përplasje në Mal të Zi, reagon ministri Dukaj: Nuk është kërcënim…

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, shqiptari Marash Dukaj, ka reaguar pas incidentit të raportuar mbrëmjen e së premtes, ku një autokolonë me përfaqësues të diasporës shqiptare u ndalua nga autoritetet malazeze pranë Nikshiqit, teksa udhëtonte drejt Shqipërisë. Sipas raportimeve të publikuara në rrjetet sociale, autoritetet u kanë kërkuar udhëtarëve të hiqnin simbolet dhe flamujt shqiptarë të vendosur në pjesët e jashtme të automjeteve. Në reagimin e tij përmes një postimi në rrjetin social “X”, Dukaj kundërshton trajtimin e flamurit shqiptar si problem apo kërcënim dhe kërkon që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Ai thekson se flamuri shqiptar është simbol i identitetit kombëtar dhe se respektimi i tij është pjesë e një shoqërie demokratike. Reagimi i plotë...