Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite (28 shtator) një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar edhe disa banesave në zonë. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave. Aktualisht, po punohet për shuarjen e disa vatrave të mbetura aktive dhe për izolimin e plotë të zjarrit.