Flakët përhapen në Sektor Rinia, zjarrfikësit dhe banorët luftojnë me zjarrin
foto nga zjarri DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të mbuluar me barishte në zonën e Sektor Rinisë në Durrës. Flakët janë përhapur në një terren me bimësi të thatë duke krijuar vështirësi në ndërhyrjen për neutralizimin e tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Durrësit ndërsa edhe banorë të zonës janë përfshirë në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në sipërfaqen përreth. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai