Flakët në Lezhë/ Rrezikohet Kisha, varrezat dhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj
Situata e zjarrit në Lezhë është përkeqësuar gjatë ditës së sotme. Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur dhe erërat e forta, duke u afruar me zonat e banuara. Në rrezik ndodhen fshatrat Rras dhe Zimaj, ndërsa flakët kërcënojnë edhe Kishën në Rras të Butë, e cila është rindërtuar vetëm pak javë më parë, si dhe varrezat pranë saj. Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm nga terreni i thyer dhe i vështirë i zonës, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Burimi:
kohajone.com