Flakët në Fier vijojnë të mbeten problematike, Çako: Të ndëshkohen maksimalisht njerëzit që ndezin zjarre

Flakët në Fier vijojnë të mbeten problematike, Çako: Të ndëshkohen maksimalisht njerëzit që ndezin zjarre

Situata e zjarrit në zonën e Levanit vijon të mbetet problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të flakëve. Kreu i emergjencave, Haki Çako, deklaroi për mediat se ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor. Sipas tij, operacionet nuk janë kufizuar vetëm në Levan, por janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit të prekura nga zjarret. Çako tha se zjarri ka nisur në fshatin Drizë dhe i favorizuar nga shpejtësia e erës, është përhapur me shpejtësi në masive pyjore dhe sipërfaqe me ullishte. “Ka disa orë që Fieri dhe kodrinat janë përfshirë nga zjarri masiv që ka ardhur nga fshati Drizë. Për shkak të shpejtësisë së erës, flakët...