Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

Një automjet është përfshirë plotësisht nga flakët këtë pasdite pranë kthesës së Picarit, në Gjirokastër. Sipas njoftimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, shërbimi zjarrfikës u njoftua në orën 15:06 nga Policia për një automjet që po digjej në këtë zonë. Menjëherë drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se bëhej fjalë për një autoveturë tip Toyota Auris, me motor nafte, e cila ishte përfshirë e gjitha nga flakët. Grupi i ndërhyrjes veproi menjëherë me ujë dhe shkumë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti u dëmtua plotësisht nga zjarri. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.