“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik në Tetovë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë mori pjesë në Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë, organizuar nga Universiteti i Tetovës, me promovimin e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (FMGJSH) dhe me pjesëmarrjen në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik. Para nisjes së seminarit, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga akademiku Valter Memisha, prof. dr. Anila Kananaj dhe prof. dr. Shezai Rrokaj, u prit në një takim nga rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Mehmeti. Të pranishëm në pritjen zyrtare ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani dhe drejtori i seminarit prof. dr. Berton Sulejmani, njëherësh edhe dekan i Fakultetit të Filologjisë së këtij universiteti. Gjatë këtij takimi, Gjinushi falënderoi rektorin për bashkëpunimin në realizimin e projekteve madhore të Akademisë...
Burimi:
kultplus.com