Fitore e “çmendur” në “San Siro”/ Inter spektakolar, pesë gola për përmbysjen ndaj Udineses

Fitore e “çmendur” në “San Siro”/ Inter spektakolar, pesë gola për përmbysjen ndaj Udineses

Interi ka marrë një fitore spektakolare me rezultatin 5-3 ndaj Udineses, në ndeshjen e javës së katërt të Serie A, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Zikaltrit e nisën keq takimin dhe u gjendën dy gola në disavantazh brenda 16 minutave, por reaguan fuqishëm duke realizuar pesë herë radhazi. Udinese e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të. James Abankwah realizoi për 0-1, pas asistimit të Unai Gomez. Vetëm shtatë minuta më vonë, në të 16-ën, Jurgen Ekkelenkamp goditi sërish Interin, duke dyfishuar avantazhin e miqve në 0-2. Interi nuk u dorëzua dhe nisi përmbysjen. Në minutën e 26-të, Carlos Augusto shënoi golin e parë të zikaltërve, duke ngushtuar rezultatin në 1-2. Në të 35-ën ishte Nicolò Barella që gjeti rrjetën pas asistimit...