Fitoi garën Sprint, ‘MM93’ drejt titullit të 10 kampion bote

Fitoi garën Sprint, ‘MM93’ drejt titullit të 10 kampion bote

Me 10 pikë më shumë se Horge Martin, rrëzuar në Sprint dhe me shanse minimale për garën e zakonshme, Mark Markez shumë pranë titullit të tetë kampion bote në MotoGP dhe të 10-in mbi motorë. Kampioni i Botës Mark Markez me Ducati Lenovo dominoi këtë mengjes Garën Sprint në Phillip Island në Australi, duke triumfuar përpara pilotit tjetër të Ducati, vëllait të tij Aleks Markez. “Kanibali” u përball me Horge Martin në gjysmën e parë të garës, por rivali i tij më i afërt për titull u rrëzua gjashtë xhiro para fundit (me dhimbje të forta nga një krah i thyer, të cilin e nxorën me barelë dhe do ta humbasë garën). Ducati VR46 i Fabio Di Xhanantonio kompletoi podiumin, përpara Marko Bexeki, i cili...