Firmosi transferimin e Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve delegon detyrat për tri ditë
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, pas firmosjes së transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ka deleguar kompetencat te zëvendësi i saj, Anesti Kapllani. Ky i fundit do të ushtrojë të gjitha kompetencat e funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, nga ora 08:40 e datës 29 tetor deri në orën 13:00 të datës 1 nëntor. Gjatë periudhës së delegimit, Kapllani duhet të përshtatë punën me porositë e titullarit, duke shmangur ndryshimet thelbësore që nuk janë të domosdoshme në rrethana të posaçme. Po ashtu, zëvendësdrejtori duhet të informojë në mënyrë të detajuar, në rrugë elektronike, Drejtorin e Përgjithshëm për aktivitetin ditor, në përfundim të orarit zyrtar. Vendimi: Tiranë më 28.10.2026 URDHËR PËR DELEGIM AUTORITETI Në zbatim të Ligjit...
Burimi:
kohajone.com