Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

 Dy zëvendësministra të rinj janë emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, përkatësisht në dikasterin e Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme. Kevin Bufi i bashkohet skuadrës së diplomatëve në Ministrinë e Jashtme ndërsa Anila Rexha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimet e Këshillit të Ministrave sot, janë firmosur nga numri dy i qeverisë Albana Koçiu në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Budvës për të marrë pjesë nesër në Samitin e Procesit të Berlinit.