FINLANDE-SHQIPERI, SOT PERBALLJA VENDIMTARE
Shqipëria kërkon të vazhdojë serinë pozitive në UEFA Nations League, por përballë do të ketë një kundërshtar që ende nuk njeh humbje në këtë edicion. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran përballen me Finlandën në transfertë (ora 15:00), në një duel mes dy skuadrave që e kanë nisur me rezultate pozitive aventurën në Ligën C. Kombëtarja shqiptare vjen pas dy fitoreve radhazi, fillimisht 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas 3-0 kundër San Marinos. Me gjashtë pikë të plota, kuqezinjtë kryesojnë Grupin C1 dhe kanë treguar shenja të qarta përmirësimi nën drejtimin e trajnerit italian, pas dy humbjeve në miqësoret e qershorit ndaj Luksemburgut dhe Izraelit, të dyja me rezultatin 1-0. Shqipëria synon të konfirmojë formën e mirë edhe në transfertën finlandeze, duke pasur parasysh se...
Burimi:
ntv.al