Financial Times: SHBA-të u kanë propozuar vendeve të BE-së zhbllokimin e disa aseteve ruse

Financial Times: SHBA-të u kanë propozuar vendeve të BE-së zhbllokimin e disa aseteve ruse

Shtetet e Bashkuara u kanë propozuar vendeve evropiane zhbllokimin e disa aseteve sovrane ruse, të ngrira pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe transferimin e tyre në një mekanizëm financiar nën mbikëqyrjen e Uashingtonit, në përpjekje për të ringjallur negociatat për paqe. Lajmi bëhet i ditur nga Financial Times, duke cituar burime të njohura me diskutimet. Sipas gazetës, propozimi u diskutua gjatë takimit të zhvilluar në Miami, ku morën pjesë negociatorë amerikanë dhe ukrainas, si dhe përfaqësues nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe NATO. Megjithatë, delegatët evropianë e kanë kundërshtuar planin amerikan. Propozimi vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vijojnë paralelisht me sulmet në terren. Ndërkohë, sulmet ruse gjatë natës kanë shkaktuar tre viktima...