Fillimisht titulli dhe më pas kontrata e re, Antonelli pritet të bëhet një nga më të paguarit në F1
Së pari, dy pikët e nevojshme për të siguruar matematikisht Kampionatin Botëror të pilotëve në Formula 1 dhe më pas do të nisin lëvizjet e rëndësishme për të ardhmen. Së shpejti, Mercedes dhe Kimi Antonelli do të ulen në tryezën e negociatave për të rishikuar kushtet financiare të kontratës së tij. Vetë shefi i ekipit, Toto Wolff, po kërkon një përshtatje të menjëhershme të kontratës aktuale, e vlefshme deri në vitin 2028. Makina gjermane dëshiron të parandalojë çdo kërcënim të mundshëm nga konkurrentët, duke e përshtatur pagën e pilotit me nivelin e performancës që ai ka treguar në pistë. Pavarësisht se ka arritur nëntë fitore në tetëmbëdhjetë gara, marrëveshja bazë për “AKA12” mbetet e njëjtë me atë të vendosur në debutimin e tij në F1....
Burimi:
telesport.al