Fifi mohon shtatzëninë e dytë: Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër

Fifi mohon shtatzëninë e dytë: Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër

Këngëtarja Fifi ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi për një shtatzëni të dytë, duke mohuar kategorikisht se është në pritje të një fëmije tjetër. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, artistja foli për jetën familjare dhe planet për të ardhmen, duke zbuluar se nuk dëshiron të zgjerojë më tej familjen. Ajo sqaroi se thashethemet për shtatzëninë kishin nisur pas publikimit të një videoje humoristike në TikTok. Gjatë bisedës, Fifi u ndal edhe te përvoja e mëmësisë, duke pranuar se vetëm pasi u bë nënë arriti të kuptonte plotësisht peshën dhe përgjegjësinë që mbart kjo fjalë. Këngëtarja foli hapur edhe për periudhën e vështirë pas lindjes, duke treguar se kishte kaluar një përjetim emocionalisht të ngarkuar, përfshirë depresionin post-partum. “Nuk e kam ditur...