FIFA U-15 World Cup & Festival: Shqipëria fiton tre ndeshje rresht, përballja e nesërme ndaj Perusë do të jetë vendimtare

FIFA U-15 World Cup & Festival: Shqipëria fiton tre ndeshje rresht, përballja e nesërme ndaj Perusë do të jetë vendimtare

29 Tetor 2026 22:32 Telesport Kombëtarja shqiptare U-15 po vijon paraqitjet pozitive në fazën e dytë të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Pas ndeshjes ndaj Egjiptit, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë regjistruar tri fitore radhazi, duke treguar karakter dhe forcë konkurruese në përballjet ndërkombëtare. Shqipëria triumfoi fillimisht 4-1 ndaj Algjerisë, për të vijuar më pas me fitoren 2-1 ndaj Australisë. Në ndeshjen e radhës të zhvilluar pasditen e sotme, kuqezinjtë siguruan një tjetër sukses, duke mposhtur Bosnje-Hercegovinën me rezultatin 4-3. Kombëtarja U-15 do të zbresë sërish në fushë nesër, në ndeshjen e fundit të turneut, ku do të përballet me Perunë. Kjo sfidë do të përcaktojë renditjen përfundimtare të Shqipërisë, e cila do ta mbyllë...