FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Shqiëpria me fitore spektakolare 6-2
Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 6-2 ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos, në ndeshjen e parë të këtij turneu ndërkombëtar. Shqipëria e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me Elio Merën. Në minutën e 12-të, Santiago Perkola dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm një minutë më vonë realizoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë. Dominimi shqiptar vijoi edhe në minutat në vazhdim, me kapitenin Elez Elqeni që shënoi golin e katërt në minutën e 16-të. Në minutën e 29-të, Denian Avdylaj thelloi avantazhin, ndërsa Matias Mehmeti realizoi golin e gjashtë në minutën...
Burimi:
telesport.al