“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!
Ligat më të rëndësishme evropiane kërkojnë ndryshime në FIFA. La Liga, Premier League, Bundesliga dhe Serie A kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për shtyp duke kërkuar një reformë të thellë në qeverinë e futbollit botëror. ‘Botërori mund të jetë kompeticioni më i madh i sportit tonë, por baza e futbollit krijohet javë pas jave, në stadiumet e mbushur plot dhe me komunitetet lokale, falë dedikimit të futbollistëve, tifozëve, klubeve dhe Ligave në të gjithë botën-nis komunikata e ligave të rëndësishme në Kontinentin e Vjetër dhe jo vetëm Më pas komunikata vijoi duke shfaqur dyshimet mbi menaxhimin aktual të FIFA duke iu referuar edhe projektit FIFA Forward Enterprise. ‘Në vitet e fundit, bazat historike të futbollit u panë të kërcënohen nga një problem themelor...
Burimi:
javanews.al