Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “La Rremë” hapet sonte në Prishtinë
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “La Rremë” nis sonte edicionin “Zero Edition” në Prishtinë, duke sjellë para publikut një mbrëmje kushtuar teatrit dhe artit skenik. Hapja zyrtare e festivalit është planifikuar të mbahet në orën 19:00, ndërsa në orën 19:30 do të prezantohet shfaqja “Taverna Mirësia”, me autor Mario Banushi. Ngjarja do të mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë dhe shënon fillimin e programit të këtij festivali ndërkombëtar të teatrit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com