Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit rikthehet në Tiranë më 3 tetor, për herë të parë edhe në Prishtinë
26 September, 2026 - 13:30 Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Tiranë (IDFT) rikthehet nga 3 deri më 21 tetor, duke sjellë në kryeqytet një program me shfaqje të kërcimit bashkëkohor dhe, për herë të parë, duke u shtrirë edhe në Prishtinë. Edicioni i pestë i festivalit do të zhvillohet në nëntë hapësira të ndryshme në Tiranë, duke u ofruar artistëve mundësi për krijim dhe bashkëpunim përtej kufijve, ndërsa publikut mundësi për ta përjetuar artin bashkëkohor nga afër. Programi i këtij viti përfshin 17 shfaqje, me pjesëmarrjen e trupave dhe koreografëve nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Greqia dhe Spanja, krahas artistëve shqiptarë. Gjatë tri javëve të festivalit do të prezantohen kompani dhe koreografë evropianë e shqiptarë, si dhe performanca të reja që sjellin në vëmendje koreografët...
Burimi:
kultplus.com