Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Edicioni i shtatë i Festivalit të Riteve u zhvillua për herë të parë në zonën historike të qytetit, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore. Rreth dhjetë grupe nga treva të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora, sollën rite, këngë e tradita të komuniteteve të tyre. “Është një event i veçantë, sepse edhe vetë ritet janë vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore. Ato përgjithësisht qëndrojnë të heshtura, por në gjirin e njerëzve të thjeshtë ato gjithmonë marrin kuptim dhe interpretohen nga të gjitha moshat”, u shpreh Engjellush Seriani, Drejtor i festivalit. Në fokus të këtij edicioni ishin pikërisht ritet, një pjesë e trashëgimisë që në shumë zona është zbehur me kalimin e kohës. Përmes festivalit, ato rikthehen në vëmendjen...