Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

“Camp Nou” është zgjedhur nga UEFA për të pritur finalen e Champions League në vitin 2029. Vendimi u mor sot nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, duke i dhënë Barcelonës të drejtën për të organizuar një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian. Stadiumi i rikonstruktuar i Barcelonës ishte në garë për organizimin e finales së vitit 2029 përballë “Wembley”-t të Londrës. Kandidatura e Barcelonës u mbështet nga klubi, autoritetet lokale dhe institucionet spanjolle. Finalja e vitit 2029 do të jetë një tjetër moment historik për “Camp Nou”, i cili ka pritur më parë dy finale të Kupës së Europës/Champions League. Në vitin 1989, Milani mposhti Steaua Bukureshtin 4-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin katalanas. Dhjetë vite më vonë, në vitin 1999, Manchester United...