No Image Available

Festa në “Air Albania” nuk mjafton, Maran kritika për kombëtaren: Kështu nuk shkohet përpara

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u shfaq i kënaqur pas fitores 2-0 ndaj Finlandës në “Air Albania”. Megjithatë, pavarësisht triumfit të rëndësishëm, tekniku italian evidentoi edhe disa aspekte të lojës që skuadra duhet të përmirësojë në ndeshjet e ardhshme. Në prononcimin e dhënë pas takimit, Maran vlerësoi angazhimin e futbollistëve dhe atmosferën e krijuar në stadium, duke theksuar se Shqipëria mund të kishte shënuar edhe më shumë gola. “Elementi më pozitiv është përfshirja dhe krijimi i një atmosfere shumë pozitive edhe për tifozët në stadium. Më ka pëlqyer qasja e lojtarëve, skuadra që edhe mund të merrte 2 nga 3 rezultate, kërkoi vetëm fitoren edhe pse vuajtëm në momente specifike. Kemi qenë të zotë edhe në këto momente. E rëndësishme është që kemi fituar...