Ferran Torres nuk shënon prej 8 ndeshjesh, Luis Enrique e merr në mbrojtje

Ferran Torres nuk shënon prej 8 ndeshjesh, Luis Enrique e merr në mbrojtje

9 Nëntor 2026 12:27 Alfred Lleshi Nga një fillim ëndrrash te periudha e parë e vështirë. Ferran Torres po kalon një moment të komplikuar te PSG. Ish-sulmuesi i Barcelonës, i cili shënoi me 7 goditjet e para në kuadrat, nuk e gjen rrugën e rrjetës prej 8 ndeshjesh radhazi. Goli i fundit daton më 20 shtator, kundër Olympique Marseille. Në ndeshjen e fundit ndaj Troyes, spanjolli shpërdoroi tri raste të pastra. Ai ka regjistruar 12 goditje radhazi pa shënuar, ndërsa kishte humbur edhe një penallti kundër Manchester City. Mediat franceze e kanë kritikuar ashpër, me “L’Équipe” që i dha notën 3 pas paraqitjes ndaj Troyes. Megjithatë, PSG-ja ka regjistruar 11 fitore radhazi. Luis Enrique mbron sulmuesin e tij: “Po filloni të shqetësoheni për Ferran? Mirë,...