Fenerbahçe mbetet pa trajner pas dorëheqjes së Kartal, në stol pritet të ulet Vincenzo Montella

Fenerbahçe mbetet pa trajner pas dorëheqjes së Kartal, në stol pritet të ulet Vincenzo Montella

28 Tetor 2026 10:30 Telesport Ismail Kartal nuk është më trajner i Fenerbahçe. Trajneri 63-vjeçar ka paraqitur dorëheqjen e tij pas humbjes 2-1 në derbin kundër Galatasaray. Klubi e konfirmoi lajmin përmes një deklarate në rrjetet e tij sociale, duke bërë të ditur se dorëheqja është pranuar. Kjo është hera e dytë këtë sezon që Kartal ofron dorëheqjen. Hera e parë ndodhi pas një humbjeje në shtëpi ndaj Roma në Europa League, por në atë rast, klubi vendosi ta refuzonte kërkesën e tij dhe e mbajti në detyrë. Sipas mediave vendase, Vincenzo Montella mund të marrë drejtimin e Fenerbahce. Trajneri italian është kandidati kryesor për të zëvendësuar Kartal, lajm që konfirmohet nga ‘Fanatik’. Për Montella, kjo do të ishte hera e dytë që drejton një...