FemArt 14 vijon sot me punëtori, diskutime dhe shfaqjen “Arti i të Jetuarit: Akti i Vrasjes”

FemArt 14 vijon sot me punëtori, diskutime dhe shfaqjen “Arti i të Jetuarit: Akti i Vrasjes”

Dita e dytë e edicionit të 14-të të FemArt sjell një program të pasur me punëtori, diskutime dhe teatër, duke vazhduar aktivitetet e festivalit me fokus te gratë, solidariteti, siguria, krijimtaria dhe temat sociale. Programi nis në orën 10:00 në Qendrën Barabar, ku artistet nga Belgjika do të zhvillojnë punëtorinë “Lidhjet që na mbajnë”. Punëtoria krijon një hapësirë për eksplorimin e lidhjes dhe krijimit të përbashkët përmes teatrit dhe performancës. Në orën 11:00, në Institutin Francez, zhvillohet punëtoria dhe diskutimi “Siguria e Grave”, e udhëhequr nga Émeline Blandin. Aktiviteti do të trajtojë solidaritetin, rrjetet e mbështetjes dhe mënyrat se si teknologjia mund të shërbejë për të qëndruar të lidhura dhe më të sigurta. Programi vazhdon në orën 15:00 në Qendrën Barabar me punëtorinë “Zbulo Kllounin...