FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan mediat amerikane. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij. Gushtin e kaluar, FBI arrestoi ish-kongresmenin në një aeroport , sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington si pjesë e një hetimi mbi akuzat. Swalwell ka mohuar çdo shkelje , raporton BBC. Avokati i tij i ka quajtur akuzat “të rreme”. “Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – ato janë një sulm politik i llogaritur dhe i hapur”, tha avokatja e...