“Farsa është në ditët e fundit”- Në prag të vendimit për Thaçin, reagon Rama: Liri për çlirimtarët! Hashimi do triumfojë me forcën e të vërtetës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (12 shtator) mbi zhvillimet e fundit nga Haga dhe për vendimin që pritet të merret më 16 shtator për ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe tre ish-luftëtarët e tjerë të UÇK. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se “farsa është në ditët e fundit” dhe përcjell mbështetjen e tij për Thaçin, duke theksuar se liria dhe e vërteta e tij nuk mund t’i merren. “Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur...
Burimi:
javanews.al