Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Maqellarë te Bashkisë së Dibrës, ku është gjetur trupi i pajetë i një 80-vjeçareje, e cila rezultonte e humbur prej rreth tre muajsh. Sipas burimeve nga policia, trupi është gjetur në lumin Drin, në afërsi të fshatit Potgorc. Identifikimi paraprak lidhet me një 80-vjeçare nga Maqellara, e cila prej rreth tre muajsh kishte humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Rrethanat në të cilat e moshuara ka humbur jetën mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas gjetjes së trupit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit. Trupi është nxjerrë nga ujërat e lumit Drin dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të...