Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha
Për disa prej yjeve më të mëdhenj të muzikës, suksesi nuk është kufizuar vetëm te skena. Karriera muzikore ka shërbyer si pikënisje për ndërtimin e kompanive, markave dhe investimeve që sot vlejnë qindra miliona apo edhe miliarda dollarë. Në mesin e emrave më të pasur gjenden këngëtarë, reperë dhe producentë që kanë ditur ta shndërrojnë famën në biznese jashtëzakonisht fitimprurëse. Nga shitja e katalogëve muzikorë te industria e bukurisë dhe teknologjia, burimet e pasurisë së tyre janë të ndryshme. Sipas vlerësimeve të Forbes, Bloomberg dhe Sunday Times Rich List, këta janë disa nga emrat që kryesojnë listën: 1. Jay-Z – 2.8 miliardë dollarë Jay-Z vazhdon të jetë një prej artistëve më të pasur në botë, me një pasuri që Forbes e vlerëson në rreth 2.8...
Burimi:
javanews.al