Falsifikuan dokumentet për 1143 hektarë tokë, kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Falsifikuan dokumentet për 1143 hektarë tokë, kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, është vënë në pranga sot Kastriot Hasko, i akuzuar si përfituesi i paligjshëm i pronave, nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, së bashku me Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, ish-drejtorë të ASHK-së Fier. Sipas prokurorisë, Hasko, duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1,143 hektarë të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier. Më pas, ky shtetas, duke u paraqitur me cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar,...