“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet
Trajneri i kombëtares U21 publikoi këtë të enjte listën e futbollistëve për ndeshjen miqësoren me Ukrainën që do të luhet në 5 tetor në Hungari. Risitë në listën e Alban Bushi ishte prania e Omer Bajraktarit dhe Ajetiovikj që zgjodhën të veshnin fanellën kuqezi duke hequr dorë nga skuadrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve të vegjël shpjegoi zgjedhjet e tij. “‘Risitë? Dua të falenderoj dy lojtarët, Ajeti që ka lënë Maqedoninë dhe Bajraktari me shumë potencial, që ka lënë Kosovën. Dua t’i falenderoj dhe të them se janë potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21, por edhe Kombëtaren A. Sa i përket Kullës dhe Huqit, janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë gjatë...
Burimi:
javanews.al