Fabregas frenon entuziazmin: I lumtur për pesë minuta, me përulësi të vazhdojmë të punojmë
11 Shtator 2026 8:02 Alfred Lleshi Cesc Fabregas përpiqet të frenojë entuziazmin te Como pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Leipzig, në debutimin e Champions League: “Jam i lumtur, por kjo gjendje do të zgjasë pesë minuta. Duhet të përgatisim ndeshjen e së hënës kundër Parmës. Kemi përjetuar një natë historike, por tani duhet përulësi, sepse duhet të vazhdojmë të punojmë. Duhet të jemi në nivel çdo tri ditë”. Trajneri shpjegoi edhe ndryshimet taktike gjatë ndeshjes: “Pse e ndryshoj skemën gjatë lojës? Për të qenë një skuadër e kompletuar dhe dominuese, duhet të dish ta menaxhosh ndeshjen në çdo aspekt. Unë i quaj ‘mini-ndeshje’ brenda ndeshjes. Sot e mbyllëm me pesë mbrojtës, sepse Leipzig nisi të shtynte në fund, lojtarët e mi ishin pak më të lodhur...
Burimi:
telesport.al